Parlamenti britanik ka miratuar Ligjin për Brexitin, që do të thotë se ky vend tani edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar. Ligjin e kryeministrit britanik Boris Johnson, e ka nënshkruar mbretëresha Elizabeth II. Deputetët e parlamentit britanik kohë më parë kishin miratuar ligjin që do t’i mundësojë këtij vendi daljen […]
Mbretëresha Elizabeth II nënshkruan Ligjin për Brexitin, përfundimisht largohet më 31 janar

Parlamenti britanik ka miratuar Ligjin për Brexitin, që do të thotë se ky vend tani edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar.
Ligjin e kryeministrit britanik Boris Johnson, e ka nënshkruar mbretëresha Elizabeth II.
Deputetët e parlamentit britanik kohë më parë kishin miratuar ligjin që do t’i mundësojë këtij vendi daljen nga BE-ja, pas një beteje trevjeçare.
Pikërisht pas këtij ligji pritet të fillojë një periudhë tjetër e vështirë – bisedimet e reja për tregti që do të definojnë raportet e reja të Britanisë në raport me Evropën.

















