Mbreti Charles do të urojë Krishtlindjet nga kisha ku prehet nëna e tij

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Mbreti Charles në fjalimin e parë të Krishtlindjeve ka bërë një nderim emocionues për nënën e tij të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth.

Mbreti Charles e regjistroi mesazhin në vendin e Kapelës së Shën Gjergjit, Kështjella Windsor, ku edhe prehet nëna e tij, shkruan Daily Mail.

Ai pritet të flasë prekshëm për Mbretëreshën Elizabeth në mesazhin, që do të transmetohet në orën 15:00 të ditës së Krishtlindjes.

Në foton e publikuar Mbreti shihet veshur me një kostum elegant blu dhe me një sfond me pemë të madhe Krishtlindjesh.

Po ashtu nuk ka ndonjë detaj tjetër se çfarë përmban fjalimi i tij.

Të ngjashme