Ekonomia Online
FUNDIT

Mbushën tre automjete me emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Korçë tre shtetas nga Kosova

Mbushën tre automjete me emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Korçë tre shtetas nga Kosova

Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas nga Kosova të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit. Sipas bluve të Korçës, pas finalizimit të operacionit “Perimetri” u arrestuan  R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë. “Shërbimet e Policisë i kanë kapur në […]

Policia e Korçës ka arrestuar 3 shtetas nga Kosova të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.

Sipas bluve të Korçës, pas finalizimit të operacionit “Perimetri” u arrestuan  R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë.

“Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volkswagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit”, informon policia, shkruan Ora news.

Të ngjashme