Mbyllet edhe qyteti i tretë kinez, kriza ushqimore një kërcënim në rritje

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

‘Ndjenjë si e fundit të botës’. Kështu po vlerësohet gjendja e krijuar pas shpërndarjes së virusit vdekjeprurës në Kinë, pas së cilës tanimë qyteti i tretë është vendosur të mbyllet.

Kjo pasi që ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i coronavirusit mund të përhapet në nivele që nuk shihen që nga kriza e SARS-it.

Një qytet i tretë në Kinë po hyn në bllokim ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës të ri që ka vrarë 17 dhe ka lënë qindra të sëmurë rëndë,

Autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, ndërsa Huanggang ka pezulluar autobusët publik dhe trenat, si dhe ka porositur kinematë dhe kafenetë e internetet që të mbyllin dyert e tyre.

Zhvillimi vjen pasi Wuhan – qyteti në qendër të shpërthimit – mbetet i mbyllur, duke anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë saj, por tashmë është shfaqur edhe kriza ushqimore.

Zyrtarët kinezë po dezinfektojnë rrugë të tëra dhe parqe.

Një banor i tha BBC se qyteti tashmë ka marrë pamjen e ‘fundit të botës’.

Udhëtarët kanë përhapur coronavirusin në shtatë vende tashmë, përfshirë SHBA-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme