Mbyllet një lokal ku po organizoheshin skema piramidale e po luhej bixhoz

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Dje në Gllogoc, raportohet se me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar me dyshimin për kryerjen e veprës penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se si prova materiale janë sekuestruar shtëpiza kompjuteri 13 copa, një lexues i tiketave të lojërave si dhe bileta të lojërave të fatit dhe lojëra të ndryshme.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë.

Të ngjashme