Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Agim Ramadani” për shkak të punimeve

Prishtinë | 18 Kor 2026 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës “Agim Ramadani”, për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

Sipas njoftimit të Komunës, segmenti që do të mbyllet për qarkullim është nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.

“Për shkak të punimeve që do të zhvillohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës ‘Agim Ramadani’, nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Mbyllja do të nisë më 18 korrik 2026, në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri më 20 korrik 2026, në orën 20:00.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm të trafikut.

Sipas njoftimit, punimet kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet, ndërsa Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Të ngjashme