Mbyllja e konsullatës në Huston, shkencëtari kinez punonte kundër SHBA-së

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Një shkencëtar kinez i dyshuar për mashtrim me viza dhe lidhje me ushtrinë, është duke u fshehur në Konsullatën kineze në San Francisco.

Prokurorët amerikanë besojnë se rasti i tij është pjesë e programit të Kinës për të dërguar shkencëtarë ushtarakë në Shtetet e Bashkuara. Të mërkurën, administrata e Trumpit urdhëroi mbylljen e konsullatës në Hjuston me dyshimet se ishte e përfshirë në vjedhjen e pronës intelektuale amerikane.

Kina ka dënuar vendimet amerikane ndaj shkencëtarëve dhe konsullatave të veta. Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se administrata amerikane po keqtrajton studentët kinezë. Pas përplasjeve në lidhje me konsullatën në Hjuston, presidenti Donald Trump, ka kërcënuar me mbylljen e më shumë misioneve kineze në SHBA.

Në muajt e fundit përplasjet mes SHBA-së dhe Kinës janë shpeshtuar për shkak të tregtisë, pandemisë së koronavirusit dhe ndërhyrjes kineze në pavarësinë e Hong-Kongut.

Të ngjashme