MC Beka merr vaksinën anti- Covid

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është vaksinuar edhe një tjetër artist i njohur shqiptar.

Fjala është për artistin Bekim Latifi, i cili për publikun njihet me emrin artistik si MC Beka.

Ai ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregon se është vaksinuar kundër coronavirusit.

I njëjti publikoi me ndjekësit momentin e vaksinimit e njëherësh ka parashtruar edhe një pyetje.

“Çka mendoni për vaksinim?”, ka shkruar ai.

Ndër të famshmit tjerë që kanë marrë vaksinën antiCOVID janë: Robert Berisha, Loredana Zefi, Mozzik, Era Istrefi, Yllka Kuqi etj.

Thekosojmë që në 24 orët e fundit nga coronavirusi ka humbur jetën një person, gjersa u konfirmuan 20 raste të reja nga 1 mijë e 891 testime të kryera.

Të ngjashme