Me shalqi në aeroportin e Italisë, fotoja bën xhiron e rrjetit

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Punonjësit e aeroportit të Brindisit në Itali janë çuditur kur kanë parë një shalqi.

Duket se personi që ka vendosur frutin në vendin e bagazheve ka dashur të marrë me vete një kujtim të shijshëm nga Pulia.

Kryetari i bordit drejtues të Aeroporti di Puglia, Antonio Vasile e dha lajmin bashkë me një foto në Facebook, sipas Tgcom24.

“E kuptoj, betohem e kuptoj që doni të sillni pak Pulia në shtëpi kur të ktheheni, nga pushimet tuaja, por a nuk e ekzagjerojmë?”, shkruan ai krahas fotografisë.

Fotoja u bë menjëherë virale, por disa përdorues kanë theksuar se e njëjta foto është bërë në vitin 2021 në aeroportin e Catanias. Komentet që e shtynë Presidentin Vasile të fshinte postimin.

Të ngjashme