Ekonomia Online
FUNDIT

Mërgimtarit nga Zvicra ia dëmton shtëpinë vëllai, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret

Mërgimtarit nga Zvicra ia dëmton shtëpinë vëllai, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret

Një 58-vjeçar nga Suhareka është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dëmtim prone”. Sipas Sinjalit, i dyshuari e ka dëmtuar shtëpinë e vëllait të tij, në fshatin Gjinoc të Suharekës. Shtëpinë që mërgimtari nga Zvicra ia la për t’u kujdesur vëllait, ai po dyshohet se e dëmtoi, për çka […]

Një 58-vjeçar nga Suhareka është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dëmtim prone”.

Sipas Sinjalit, i dyshuari e ka dëmtuar shtëpinë e vëllait të tij, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Shtëpinë që mërgimtari nga Zvicra ia la për t’u kujdesur vëllait, ai po dyshohet se e dëmtoi, për çka përfundoi në ndalim policor. Posa rasti është raportuar në Polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, më ç’rast kanë mbledhur prova që dëshmojnë se i njëjti ka dëmtuar shtëpinë e viktimës.

Në bazë të kësaj, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Të ngjashme