Merkel: Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore duhet të reformohen

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka bërë thirrje për reformim të dy organizatave ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore që sipas saj duhet t’i nënshtrohen këtij procesi në mënyrë që të rikthehet besimi në sistemin financiar global, shkruan Euronews.

Nga Forumi Ekonomik Global që po mbahet në Davos, Merkel ka thënë se kjo duhet të ndodhë si mbrojtje e multilaterizmit si “win-win”.

“Për kohë të gjatë vende të zhvilluara si Kina dhe India kanë ndikuar ekonominë botërore në një mënyrë të ashpër dhe kur një sistem ekzistues kërkon kohë për të reaguar, pasojat janë që vendet tjera e bëjnë vetën të bien në sy nëpërmjet institucioneve të reja”, ka thënë Merkel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme