Ekonomia Online
FUNDIT

Merkel, gjermanëve: Jini të zgjuar dhe të kujdesshëm për Coronavirusin

Merkel, gjermanëve: Jini të zgjuar dhe të kujdesshëm për Coronavirusin

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar popullit që të jenë “të zgjuar dhe të kujdesshëm” në përballimin e fazës së ardhshme të pandemisë Covid-19. Duke folur në Parlament, ajo ka thënë se “kjo nuk është faza përfundimtare, por vetëm fillimi akoma”. “Ne do të jemi me virusin për një kohë të gjatë. E di […]

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar popullit që të jenë “të zgjuar dhe të kujdesshëm” në përballimin e fazës së ardhshme të pandemisë Covid-19.

Duke folur në Parlament, ajo ka thënë se “kjo nuk është faza përfundimtare, por vetëm fillimi akoma”.

“Ne do të jemi me virusin për një kohë të gjatë. E di se sa të vështira janë kufizimet – është një sfidë për demokracinë, sepse kufizon të drejtat tona demokratike”.

Ajo tha se megjithatë transparenca demokratike, si mediat e lira, kanë ndihmuar që situata të jetë stabile.

“Është e mrekullueshme sa shumë mirëkuptim kanë treguar njerëzit për njëri-tjetrin”.

Deputetët gjermanë shpesh herë e kanë duartrokitur kancelaren Merkel gjatë fjalimit të saj.

Të ngjashme