Meta takon ambasadorët e BE-së

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian, në Pallatin e Brigadave.

Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin Kryeministri Rama.

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar ne Fletoren Zyrtare.

Takimi ka zgjatur rreth 2 orë. /TCH/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme