Michel: Kundërofensiva e Ukrainës nuk ka dështuar

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka kundërshtuar pretendimet se kundërofensiva e Ukrainës ka dështuar.

Është thënë se kundërofensiva e shumëpritur nuk arriti aq sa pritej, por Ukraina ka këmbëngulur se ajo nuk ka dështuar, shkruan SkyNeës, transmeton Klankosova.tv.

“Dy shembuj. Së pari, se si ushtria ukrainase bëri përparim të madh në Detin e Zi është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur. Së dyti, përparimi i fundit i bërë në anën e majtë të lumit Dnipro është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, është shprehur ai.

Të ngjashme