Miftaraj thotë se qytetarët nuk do t’i humbasin afatet ligjore për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 07:46 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova po përball me pandeminë e Coronavirusit ashtu si shumë vende të botës, dhe kjo ka bërë që shumë veprimtari me vendim të Qeverisë të mosushtrojnë veprimtarinë, apo po punojnë me staf të reduktuar, raporton Ekonomia Online.

Vendimet e Qeverisë për parandalim të përhapjes së Coronavirusit e kanë prekur edhe sistemin Gjyqësorë dhe Prokuroria të Kosovës dhe kjo ka bërë që të pezullohen shumë nga veprimtaritë në sistemin e drejtësisë.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se sistemi prokurorial dhe gjyqësorë kanë ndërmarrë veprime adekuate për të respektuar vendimet e Qeverisë dhe tani është duke punuar vetëm me raste emergjente siç janë rastet e paraburgimit.

“Sistemi gjyqësorë dhe prokurorial mund të themi se kanë marrë veprime adekuate të menjëhershme për zbatimin e vendimit të qeverisë, sistemi gjyqësorë dhe prokurorial është duke punuar kryesisht vetëm me raste emergjente të cilat mund të shtyhen për shkak  të natyrës së  tyre, siç janë rastet e paraburgimit”.

Miftaraj ka treguar se qytetarët nuk do të humbin afatet ligjore dhe ato do të mund t’i realizojnë kur të përfundoj gjendja emergjente e shpallur si pasojë e Coronavirusit.

“Kodi i procedurës penale, por edhe ligji i procedurës kontestimore e përcakton në mënyrë të qartë, si në raste të jashtëzakonshme në raste emergjencave siç është tanimë vendimi i Qeverisë lidhur me pandeminë me Coronavirus, qytetarët e Kosovës nëse nuk mund të realizojnë këto të drejta mund t’i humbin afatet tani, por ato mund t’i realizojnë në një fazë të mëvonshme kur vendi t’i kthehet normalitetit”.

“Në kohën kur t’i kthehemi normalitetit gjykatat dhe prokuroritë  të fillojnë të funksionojnë si më parë atëherë qytetarët duhet të kërkojnë brenda një afati të shkurt t’i realizojnë të drejtat e tyre”.

Të ngjashme