Mijëra njerëz dalin në plazhet e Anglisë, ngjarja konsiderohet si “Incident i madh”

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Mijëra njerëz sot kanë dalë në plazhet e Bournemouth në Angli për shkak të temperaturave të larta.

Por kjo ngjarje ka tronditur ekspertët dhe zyrtarët e shtetit, duke e konsideruar si një “incident të madh” për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.

Mijëra njerëz janë grumbulluar në plazhe duke mos respektuar distancën, dhe duke rrezikuar njëri-tjetrin nga infeksioni me koronavirus.

“Jemi absolutisht të tmerruar me këto pamje në plazhet tona, sidomos në Bournemouth dhe Sandbanks në 24 dhe 48 orët e fundit. Papërgjegjësia e qyetatërve është tronditëse. Kemi bërë përpjekje me të gjitha kapacitetet tona për të mbajtur njerëzit e sigurt, por ka qenë e pamundur dhe nuk na mbetet tjetër veçse të shpallim një ‘incident të madh’ dhe të fillohet një reagim urgjent”, ka deklaruar Vikki Slade, kryetar i Këshillit në Bournemouth.

Përgjegjësit për respektimin e rekomandimeve kanë mbetur të papërfillshëm për shkak të turmës së madhe të njerëzve që kanë dal në plazh.

Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, ku deri më tani janë infektuar mbi 300 mijë njerëz dhe mbi 43 mijë viktima.

Të ngjashme