Mijëra protestues marshojnë në 10-vjetorin e vrasjes së tre kurdeve në Paris

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Mijëra protesues marshuan në qendër të Parisit, në nder të tre aktivisteve kurde të vrara një dekadë më parë.

Ky marsh, si ngjarje e përvitshme që nga vrasja e tyre më 9 janar të vitit 2013, po ndodhë dy javë pas vrasjes së ngjshme trepalëshe më 23 dhetor në Qendrën Kulturore Kurde në Paris.

Sipas organizatorëve, mbi 25 mijë protestues nga Evropa iu bashkuan turmës, raporton AFP.

Ata mbanin banera me fotot e viktimave të vitit 2013 me slloganet si “Qeveria turke ka masakruar më shumë se tre kurdë”, gjatë marshit nga stacioni i trenit Gare du Nord deri në veri te qytetit drejt Sheshit të Republikës (Place de la Republique), vend i njohur për protesta.

Në vitin 2013, Sakine Cansiz, një ndër themelueset e Partisë së Punës të Kurdistanit (PKK), e cila ka organizuar kryengritje kundër Turqisë, u vra në metodë ekzekutuese në kokë.

Kurse, edhe dy gra tjera u vranë në të njëjtën mënyrë,  Fidan Dogan, 28 vjeçare dhe Leyla Saylemez 24 vjeçare në qarkun e 10-të të Parisit.

PKK, e cila lufton për autonomi të popullsisë kurde, konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

Ndërsa, në sulmin e ngjashëm në muajin e kaluar, një ish-punëtor i hekurudhës me emrin William Malet, vrau kurdët Abdurrahman Kizil, Mir Perwer dhe Emine Kara.

Prokurorët francezë thonë se Malet kishte pranuar se ‘donte t’i vriste emigrantët’, mirëpo sipas disa kurdëve që u deklaruan për AFP, ata dyshojnë se ky akt terrorist ishte orkestruar nga shteti turk.

Të ngjashme