Millanoviq: Nëse serbëve u pengon rezoluta për Srebrenicën, nesër do t’u pengojë një ditë me re

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka thënë se Rezoluta për Gjenocidin në Srebrenicë nuk i prek serbët.

Ai tha po ashtu se nëse kjo rezolutë u pengon serbëve, atëherë “nesër do t’u pengojë një ditë me re”, raporton N1.

“Po mundohem t’u shpjegoj të gjithë serbëve politikë dhe serbëve të politikës se rezoluta për Srebrenicën nuk i prek as serbët e as Serbinë me asnjë fjalë. Nëse ende e konsiderojnë si nëpërkëmbje dhe zhdukje të serbëve, atëherë nesër do t’i shqetësojë një ditë me re. Unë nuk jam dakord me të gjithë elementët e asaj rezolute, por atje ndodhi një krim i tmerrshëm, gjykata e quajti gjenocid dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë faktin që një grup maniakal vrasësish vrau mijëra njerëz. Tani është koha ta mbyllim dhe të fillojmë të jetojmë normalisht në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Të ngjashme