Ministri i FSK-së priti në takim ambasadorin e Sllovenisë Boris Bertoncelj

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 15:37 | Nga

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, zotëri Rrustem Berisha, priti sot, në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, zotëri Bojan Bertoncelj.

Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe diplomatit slloven Bertoncelj, u fol veç tjerash, për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, në veçanti për bashkëpunimin e mirë dypalësh ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Sllovenisë.

Ministri Berisha fillimisht e falënderoi ambasadorin Bertoncelj, për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia ka dhënë për Kosovën në sferën politike, diplomatike dhe atë të sigurisë. Gjithashtu, ministri Berisha, tha se pret nga shteti Slloven, që këtë mbështetje për Kosovën ta intensifikojë duke pasur parasysh sfidat e sigurisë në rajon e më gjerë, e sidomos kërkoi mbështetje në rrugëtimin Euro-Atlantik të Kosovës.

Sa i përket të ardhmes së FSK-së, ministri Berisha, tha se shteti i Kosovës dhe Ministria për FSK-në në vazhdimësi është duke informuar dhe koordinuar me NATO-n, shtetet partnere dhe partnerët strategjikë rreth planit të Kosovës për të ardhmen e Forcës, dhe se për këtë temë do të jemi plotësisht transparent, në mënyrë që vendimet rreth transformimit të FSK-së, dhe të ardhmes së saj mos ta befasojnë askënd.

Gjithashtu edhe ambasadori i Sllovenisë, z. Bojan Bertoncelj shprehu gatishmërinë e Sllovenisë dhe të Qeverisë së  Sllovenisë, për fokus të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve në dhe rreth Kosovës, si dhe për avancimin e bashkëpunimit me Kosovën, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, por edhe për të qenë e angazhuar në Kosovë edhe më tutje për ta mbështetur këtë vend mik në agjendën e saj evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme