Ministri Mustafa dhe Unioni i Fermerëve të Kosovës diskutuan për mbështetjen e fermerëve

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Musatafa ka takuar sot Kryetarin e Unionit të Fermerëve të Kosovës, Amir Keqmezi për të diskutuar rreth programeve mbështetëse të MBPZhR-së për fermerët.

Ministri Mustafa i ka prezantuar Kryetarit Keqmezi, Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, që arrijnë së bashku një shumë prej 53 milionë euro, të cilat do të mbështesin shumë fermerë e agrobiznese vendore, për të zhvilluar edhe më shumë sektorin e tyre.

Në anën tjetër, Kryetari Keqmezi ka falënderuar ministrin Mustafa për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për fermerët tanë.

Të ngjashme