Ministri Peci në “Stone Castle”: Kemi verën më të mirë në rajon

Prishtinë | 25 Maj 2024 | 13:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë qëndrimit të tij në Rahovec për Ditën e Verës, ka vizituar verarinë “Stone Castle”, ku pa nga afër punën që bëhet aty.

Gjatë vizitës në verarinë “Stone Castle”, në kuadër të vizitave për nderë të shënimit të 25 Majit – Ditës së Verës në Rahovec, ka thënë se, në bazë të vlerësimit të ekspertëve, Kosova e ka verën me të mirë në rajon.

“Unë luftoj që të gjitha produktet kosovare me pas një promovim më të mirë dhe ne jemi në funksion të promovimit, këtë rast verës. Unë nuk jam ekspert por në bazë të prezantimit të ekspertëve por edhe një dozë të patriotizmit që duhet me pas ne dhe ne pretendojmë që e kemi më të mirën në rajon. Kur flas për rajon flas për Evropën Juglindore në këtë gjashtëshen që na rrethon e që jemi edhe ne pjesë e saj dhe për dallim prej herave tjera, sot jemi në një përbërje më të pasuruar dhe përbërja e pasuruar nënkupton kur e ki shoqatën e gastronomëve e Odën e Hotelierisë dhe Turizmit sepse po dua që si ministër të nxisë si lloj tradite dhe praktike me transmetu tek krejt anëtarët e këtyre odave e shoqata që minimalisht në secilin restaurant e kafiteri ne të kemi të paktën një prodhues vendor të verës sepse cilësia ekziston. Kjo edhe për veçse ekonomik e ka edhe një dozë të patriotizmit që duhet ta avancojmë”, tha Peci.

E Fejzullahu Berisha, enolog në “Stone Castle”, tha se aktualisht i posedojnë mbi 200 punëtorë e rreth 700 hektarë vreshta.

“Për momentin kompania i ka 245 punëtorë aktiv e sipas nevojës sidomos në vreshta shkon diku, deri në 500 punëtorë. 700 hektarë vreshta aktiv i kemi, ku të gjitha varitetet i kemi, e për fat të keq janë me origjinë nga Franca”, tha ai.

Të ngjashme