Ministri i ri: Në fund të vitit, një vendim për liberalizimin

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 23:50 | Nga

Ministri i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Bejtush Gashi, është shprehur optimist që në fund të vitit 2018 qytetarëve të Kosovës do t’u jetë hequr regjimi i vizave.

Ai ka folur të martën në RTK.

“Tani është vështirë të parashikohet. Fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me një vendim për liberalizimin e vizave. Të paktën nëse u referohemi deklaratave. Infromacionet janë premtuese”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se arrestimi i Gjuriqit është kryer në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Ne do të veprojmë edhe në të ardhmen. Ai ka shkelur ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.

Gashi ka folur investimet në veri.”Ne po punojmë që të krijojmë kushte të mira atje. Është situatë e re. Unë kam qenë atje dhe është situatë e mirë. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës”.

Sipas tij Kosova ka avancuar shumë në gjendjen civile. “MPB ka kryer punë shumë dhe kriteret janë plotësuar të gjitha që i kanë takuar MBP-së”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme