Ministri rus i Mbrojtjes shfaqet për herë të parë që nga rebelimi i Wagnerit

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shfaq për herë të parë që kur u arrit një marrëveshje të shtunën për t’i dhënë fund asaj që autoritetet e kishin quajtur një kryengritje të armatosur nga grupi mercenar Ëagner që synonte ta rrëzonte atë.

Në një video të publikuar të hënën nga Ministria ruse e Mbrojtjes, Shoigu u shfaq duke fluturuar në një avion me një koleg dhe duke dëgjuar raporte në një post komandë të drejtuar nga grupimi ushtarak rus Zapad (Perëndim).

Në video nuk kishte zë dhe nuk ishte e qartë se ku dhe kur ishte zhvilluar vizita, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kanali televiziv i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë “Zvezda” tha se Shoigu, i cili dukej i padëmtuar fizikisht dhe i qetë, kishte dëgjuar një raport nga Yevgeny Nikiforov, komandanti i grupit, në lidhje me situatën aktuale në vijën e frontit në Ukrainë.

Në kryengritjen e tij, gjatë së cilës ai mori kontrollin e selisë ushtarake të Rusisë në Rusinë jugore, shefi mercenar renegat i Ëagnerit Yevgeny Prigozhin kishte kërkuar që Shoigu dhe Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, t’i dorëzoheshin atij, në mënyrë që ai të mund “të rivendoste drejtësinë”.

Të ngjashme