Ekonomia Online
FUNDIT

Ministri sugjeron sanksionimin e gazetës izraelite për mbulimin e luftës

Ministri sugjeron sanksionimin e gazetës izraelite për mbulimin e luftës

Ministri izraelit i Komunikimit, Shlomo Karhi, akuzoi gazetën Haaretzin për propagandë kundër shtetit të Izraelit gjatë kohës së luftës. Në një letër, ministri i bëri thirrje qeverisë të ndalojë çdo reklamë në këtë gazetë dhe të mos hyjë në asnjë marrëveshje të re tregtare. Karhi akuzoi mbulimin e Haaretz për marrjen e “një linjë të […]

Ministri izraelit i Komunikimit, Shlomo Karhi, akuzoi gazetën Haaretzin për propagandë kundër shtetit të Izraelit gjatë kohës së luftës.

Në një letër, ministri i bëri thirrje qeverisë të ndalojë çdo reklamë në këtë gazetë dhe të mos hyjë në asnjë marrëveshje të re tregtare.

Karhi akuzoi mbulimin e Haaretz për marrjen e “një linjë të dëmshme që minon qëllimet e luftës dhe dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë shoqërore”.

Ndërsa gazeta e cila është nga më të respektuarat në Izrael, ka mbajtur qëndrim kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe kushteve që i paraprinë sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

Harretz kishte shkruar se kreu i qeverisë izraelite ka përgjegjësi për sulmet, sepse sipas tyre ka dështuar në identifikimin e rreziqeve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme