Ministria e Drejtësisë dhe organizata gjermane “Help” me memorandum bashkëpunimi

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu dhe drejtori i organizatës “Help” Timo Stegelmann kanë nënshkruar të mërkurën dy Memorandume Mirëkuptimi.

Këto projekte do të gjejnë zbatim në mes Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Sprovues së Kosovës dhe organizatës gjermane “Help” e cila është në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky projekt do të mundësojë krijimin e mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara. Gratë, të rinjtë, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë dhe personat me aftësi të kufizuara në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës do të ndihmohen në ndërtimin e aftësive personale dhe profesionale.

Me këtë bashkëpunim synohet furnizimi i punëtorive me pajisje adekuate përmes ofrimit të trajnimeve për persona që kanë rënë ndesh me ligjin në përkrahje të zbatimit të strategjisë për rehabilitim dhe ri-socializim.

Bashkëpunim i njëjtë do të jetë edhe me Shërbimin Sprovues të Kosovës me qëllim të mbrojtjes të komunitetit dhe parandalimit të recidivizmit, e në anën tjetër të ndikohet në ri-integrimin dhe ri-socializimin me sukses në komunitet të personave të cilët kryejnë vepra penale.

Të ngjashme