Mitrovica nis instalimin e kamerave të sigurisë publike

Prishtinë | 24 Qer 2026 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, bëri të ditur se ka nisur instalimi i kamerave të sigurisë publike.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se ky projekt ka nisur nga objekti i komunës, teksa shtoi se deri në fund të këtij viti, instalimi i kamerave do të vazhdojë në gjithë qytetin.

“Paradoksalisht, Mitrovica, me nivel të lartë të rrezikshmërisë që ka pasur në të kaluarën, nuk ka kamera të sigurisë. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, shkroi Peci.

Të ngjashme