Mllef qytetar për shtrenjtim të rrymës: Këta nuk janë në tokë të bukës!

Prishtinë | 15 Mar 2025 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

 Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE)  për shtrenjtim të rrymës rreth 15 për qind nga muaji i ardhshëm, shkaktoi valë të gjerë reagimesh të rrepta të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët ankohen zëshëm se ky shtrenjtim do të jetë një goditje e re standardit të tyre jetësor.  

Qytetari Ajvaz Rama kritikon qeverinë Kurti, jo vetëm që nuk ka mbajtur premtimin për lirim të rrymës, por edhe po e shtrenjton atë.

“Barrë shumë e madhe, këta nuk janë në tokë të bukës, kjo qeveri. Ka pasur ardhur me premtime që do ta lirojnë rrymën. Si të shtrenjtohet rryma zinxhir shkojnë ato, edhe nuk ndalen hiç. Është shumë keq, edhe ndikon shumë negativisht tek të gjithë, sidomos te ajo pjesa e varfër e po ashtu edhe të bizneset e çdo gjë zinxhir është e lidhur ajo. Ky është vetëm mendimi im se nuk mund të ndikojmë tek ata se e kanë marrë me turr, qytetarët po i votojnë, po mjerimi nuk shohin as një metër përpara, i kanë blerë me nga 100 euro, në rrymë ia ka marr 300 euro. Edhe nuk janë duke kuptuar njerëzit, edhe nuk dinë të punojnë, edhe nuk dëgjojnë”, tha për Ekonomia Online qytetari Ajvaz Rama.

Të ngjashme