Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, e ka quajtur tradhtar dhe të parëndësishëm anëtarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi ai e kontestoi zgjedhjen e saj në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Molliqaj deklaroi dje në emisionin Interaktiv se Tinka Kurti është emëruar anëtare e Kryesisë në Vetëvendosje dhe se nuk është zgjedhur me vota të Këshillit të Përgjithshëm.
Megjithatë, Kurti e ka kundërshtuar këtë deklarim të Molliqajt.
“Dardan Molliqaj, njeriu pasi tradhton nuk mundet me folë për mashtrim e as qëndrueshmëri. Pra ti je tjetër nivel. Kjo në përgjithësi”, ka thënë ajo. “Tash në veçanti, meqë po e përmend tash e sa herë, unë nuk kam hy në Kryesi me emërim por me vota të Këshillit të Përgjithshëm”.
Kurti e ka mbyllur deklarimin e saj duke thënë: “Nejse, i parëndësishëm, shumë i parëndësishëm”.