Ekonomia Online
FUNDIT

Moska po bën çmos për t’ia pamundësuar Navalnyt kthimin

Moska po bën çmos për t’ia pamundësuar Navalnyt kthimin

Kremlini po mundohet fort që ta dekurajojë opozitarin Alexei Navalny në përpjekjen e tij për t’u kthyer në Rusi për të nisur fushatën, pasi ta marrë veten nga helmimi. Lajmin e ka bërë të ditur një prej aleatëve më të ngushtë të Navalnyt. Në kohën kur 44-vjeçari po merr veten në Gjermani, ku është trajtuar […]

Kremlini po mundohet fort që ta dekurajojë opozitarin Alexei Navalny në përpjekjen e tij për t’u kthyer në Rusi për të nisur fushatën, pasi ta marrë veten nga helmimi. Lajmin e ka bërë të ditur një prej aleatëve më të ngushtë të Navalnyt.

Në kohën kur 44-vjeçari po merr veten në Gjermani, ku është trajtuar në spital pas helmimit me agjentin nervor Noviçok gjatë fluturimit në Siberi në gusht, liderit opozitar i janë ngrirë llogaritë bankare në Rusi dhe i është marrë banesa.

Kremlini e ka akuzuar vazhdimisht Navalnyn se po punon për CIA-n. Agjencia Federale e Lajmeve, e njohur për qasjen pro-qeveritare, ka raportuar se Navalny mund të shpallet fajtor për tradhti kombëtare.

Leonid Vollkov, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Navalnyt, ka thënë se nuk po lihet formë e presionit pa u përdorur nga shteti rus për ta dekurajuar kthimin e figurës kryesore opozitare të presidentit, Vladimir Putin.

Alexei Navalny ka thënë se do të kthehet në Rusi. Kremlini ka bërë të ditur se ai është i lirë që të kthehet në vendlindje. Moska zyrtare ka hedhur poshtë akuzat e Navalnyt se Putini kishte urdhëruar helmimin me agjentin nervor të përdorur në kohën e Bashkimit Sovjetik kundër kundërshtarëve politikë.

Të ngjashme