Mustafa: Do të vazhdojmë përkrahjen për prodhuesit vendor, duke siguruar avancimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme priti në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ku diskutuan për gjendjen aktuale dhe  mundësitë e bashkëpunimit.

Kryetari Shahini njoftoi ministrin Mustafa me sfidat e bizneseve vendore gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

Në anën tjetër, Ministri Mustafa ka falënderuar kryetarin e AKB-së për vizitën dhe theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim të përkrahjes së prodhuesve vendor, duke siguruar avancimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngjashme