Ndriçohet Ferizaj, gati për festat e fundvitit

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Sheshi i komunës së Ferizajt është ndriçuar për festat e fundvitit, raporton Ekonomia Online.

I pari i kësaj komune, Agim Aliu tha se mijëra drita u ndezën sonte nga duart e fëmijëve, nën tingujt e muzikës festive, për ta ndriçuar gëzimplotë, qiellin e Ferizajt në prag të festave të fundvitit.

“Bashkë me të vegjëlit dhe prindërit e tyre, ecëm sheshit kryesor të qytetit, me gëzimin e sinqeritetin e paskaj që veç fëmijët mund të përçojnë, për t’i thënë lamtumirë edhe pak ditë 2020-tës e mirë se vjen Vitit të Ri 2021 me përplot shëndet, mirësi, ditë të mbara e mirëqenie për çdo ferizajas”, shkruan Aliu.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme