Naser Gjinovcit i ndalohet ushtrimi i profesionit të avokatit

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 22:44 | Nga

Zyra e Avokatëve të Kosovës ka vendosur t’ia ndalojë avokatit Naser Gjinovci të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni për gjashtë muaj.

Në vendimin e Odës së Avokatëve lidhur me këtë rast – të cilin e ka siguruar Insajderi – thuhet se Gjinovci ka bërë shkelje meqë “i njëjti ka të themeluar marrëdhënie të rregullt të punës me RTK-në në pozitën si menaxher i Zyrës Ligjore, kjo sipas listës së punëtorëve”.

“Procedura disiplinore sipas fletëparaqitjes së ushtruar nga z. Fadil Hoxha më datë 15.02.2017 dhe procedura disiplinore sipas e-mailit me nr 15.02.2017 të pranuar nga znj. Sanie Jusufi, gazetare në KD, nga të cilët kanë konsideruar që i paraqituri nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e avokatit në të njejtën kohë që është i angazhuar në RTK”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Naser Gjinovci përveç si avokat, është i njohur për karrierën e tij si këngëtar. Ai ka qenë pjesë e grupit Minatori, që kanë krijuar këngë që vazhdojnë të jenë të dëgjuara në Kosovë dhe më gjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme