Navalny zhvendoset nga burgu i Moskës, nuk dihet ku është dërguar

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Lideri opozitar rus Alexei Navalny është zhvendosur nga burgu i Moskës në një destinacion të panjohur, thonë mbështetësit e tij

Ai është marrë nga burgu i deritanishëm pa asnjë paralajmërim dhe njoftim të mbështetësve të tij dhe mund të jetë dërguar në një kamp burgu, kanë shtuar.

Dënimi i tij me burg është parë si lëvizje politike kundër tij, shkruan BBC.

Navalny është kritiku më i egër i autoriteteve ruse nën presidentin Vladimir Putin.

Verën e kaluar ai ishte helmuar me një agjent nervor dhe ishte dërguar në Gjermani për t’u shëruar. Ai u kthye në Rusi në janar dhe ishte arrestuar posa kishte arritur në Moskë.

Të ngjashme