Ndalohen pesë të dyshuar në lidhje me hetimet për sulmin në një stacion policor në Francë

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet franceze kanë ndaluar edhe personin e pestë të dielën në një hetim anti-terrorizëm për të identifikuar bashkëpunëtorët potencial dhe motivet, pasi një zyrtare policore është vrarë me thikë jashtë një stacioni policor në periferi të Parisit, raporton agjencia AP.

Policia franceze ka qëlluar për vdekje sulmuesin 37-vjeçar me origjinë tuniziane, pasi ai kishte therë me thikë një punonjëse të administratës në Polici të premten, në hyrje të stacionit policor në Rambouillet.

Në një konferencë për media të dielën, prokurori anti-terrorizëm Jean-Francois Ricard, ka thënë se Policia ka marrë në pyetje kushëririn e të dyshuarit.

Babai i të dyshuarit, një çift që i ka ofruar sulmuesit një adresë, dhe po ashtu një kushëri tjetër, po ashtu janë marrë në pyetje, ka thënë Ricard.

Viktima, një punonjëse në Policinë Nacionale të Francës, ishte larguar nga stacioni policor për të zgjatur kohën në matësin e parkingut dhe ishte ndjekur më pas nga sulmuesi i cili e kishte goditur me thikë. Sulmuesi më pas është qëlluar me armë për vdekje nga një zyrtar policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme