Ndërroi jetë punëtori i RTK-së, Robert Bacaj

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 23:25 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 52-vjeçare ka ndërruar jetë kolegu Robert Bacaj. Karrierën e tij profesionale në Radio Televizionin e Kosovës e filloi në vitin 2002 si regjisor.

Me përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme, ai ndër vite mbajti pozita të rëndësishme drejtuese, duke shërbyer si Udhëheqës i Njësisë së Regjisë dhe Realizimit, ndërsa në vitet e fundit edhe si Ushtrues i Detyrës së Udhëheqësit të TV Produksionit.Për shumë vjet, Robert Bacaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin dhe prodhimin e shumë projekteve televizive, ngjarjeve kulturore, sportive dhe artistike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e produksionit televiziv dhe në jetën profesionale të institucionit.

Ai do të kujtohet për profesionalizmin, urtësinë, integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj punës, si dhe për respektin që gëzonte nga kolegët dhe bashkëpunëtorët.Varrimi i Robert Bacajt do të bëhet nesër rreth orës 17:00, në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria./rtk

Të ngjashme