Në Australi fillon testimi i vaksinës kundër Coronavirusit

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar procesi eksperimentues i testimit të vaksinës kundër coronavirusit të ri (COVID-19) te njerëzit në Australi.

Kompania amerikane Novavax ka filluar një provë klinike të vaksinës, kurse drejtori i hulumtimit, Dr. Gregory Glenn, konfirmoi se faza e parë e testimit të vaksinës kryhet tek vullnetarët në Australi, transmeton Anadolu Agency.

Si pjesë e fazës së parë, Glenn tha se vaksina e quajtur “NVX-CoV2373” do të zbatohet tek një total prej 131 vullnetarësh, dhe se në këtë fazë do të testohen siguria dhe efektet e vaksinës.

Glenn tha se Novavax mund të prodhojë të paktën 100 milionë doza këtë vit dhe 1.5 miliard në vitin 2021.

Rezultatet e testit të vaksinës në Melbourne dhe Brisbane priten në korrik.

Pritet që faza e dytë e testit së vaksinës të realizohet pas korrikut mbi mijëra pjesëmarrës në vende të ndryshme.

Të ngjashme