Në Fier makina përplaset me motoçikletën, humb jetën 65-vjeçari

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Një 65-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi motoçikleta me të cilën ai po udhëtonte është përplasur me një makinë në afërsi të fshatit Levan.

Ndërkohë 24-vjeçari G.S, drejtues i automjetit tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

“Sot rreth orës 15:15, në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e Policisë./tch/

Të ngjashme