Në Francë rritet numri i rasteve ditore me Coronavirus

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Franca ka raportuar një rritje të numrit të rasteve të koronavirusit – 4,771 të mërkurën.

Kjo është hera e parë që mbi 4,000 raste ditore janë parë që nga maji.

Ndërkohë Spanja, Gjermania dhe Italia gjithashtu kanë regjistruar numrin e tyre më të lartë të rasteve që nga fundi i prillit ose majit.

Shumë nga rastet e reja spanjolle raportohet se janë midis të rinjve, ndërsa ato gjermane thuhet se janë të shtyrë nga mungesa e distancës sociale dhe udhëtarët që kthehen nga jashtë, raporton BBC.

Mbretëria e Bashkuar – e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë – regjistroi  të shumtën 1,182 raste të enjten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme