Në Infektivë 106 pacientë me Coronavirus, 6 prej tyre me respirator

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 08:44 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën Infektive po trajtohen 106 pacientë me Covid-19, prej tyre 6 janë në respirator, raporton Ekonomia Online.  

Drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha tha se po mundohet që ta menaxhojë situatën. Këto komente ajo i bëri pasi në këtë klinikë ishin për vizitë kryeministri Avdulla Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

“Ne sot falënderojmë kryeministrin që ka qenë klinikën Infektive. Ne në klinikë kemi 106 pacientë 6 pacient në respirator”.

“Ka raste që lirohen në shtëpi dhe pranohen dhe në këtë mënyrë i menaxhojmë. Ne e falënderojmë qeverinë për përkrahjen e vazhdueshme”.

U.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, tha se situata është nën kontroll.

“Ne raportuam mbi gjendjen momentale në ShSKUK jemi të ngarkuar me valën e dytë dhe janë bërë përpjekje që të arrijmë ta menaxhojmë këtë sfidë në mënyrë të duhur”.

“Situata është nën kontroll dhe kemi mbështetjen e kryeministrit dhe do të ju informojmë për mënyrën e menaxhimit. Në anën tjetër po bëhen përpjekje dhe falënderoi punëtorët shëndetësor dhe nuk e kemi asnjë pacient që nuk ka marr shërbimin”.

Infektologu, Ahmet Saliu, tha se përkundër çfarëdo situate janë në gjendje që tu dalin në ndihmë pacientëve, raporton EO.

“Bashkë me kryeministrin biseduam për fazën e rëndë dhe natyrisht biseduam të gjitha problemet rreth pacientëve në mënyrë që asgjë të mos na duket e befasuar”. “Përkundër çfarëdo situate do të jemi të gatshëm këtyre pacientëve tu ofrojmë ndihmën profesionale”.

Të ngjashme