Ekonomia Online
FUNDIT

Në Kinë raportohen 78 raste të reja me Coronavirus, të gjitha të importuara

Në Kinë raportohen 78 raste të reja me Coronavirus, të gjitha të importuara

Kina raportoi sot 78 raste të reja me koronavirus si dhe shtatë viktima të reja si pasojë e COVID-19, sipas shifrave të fundit nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit. Në provincën Hubei u raportua vetëm një nga rastet e reja, ku shpërthimi COVID-19 filloi për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Nga rastet […]

Kina raportoi sot 78 raste të reja me koronavirus si dhe shtatë viktima të reja si pasojë e COVID-19, sipas shifrave të fundit nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Në provincën Hubei u raportua vetëm një nga rastet e reja, ku shpërthimi COVID-19 filloi për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Nga rastet e reja, 74 janë importuar nga jashtë vendit, një shifër e re ditore që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve të importuara në Kinë në 427.

Që nga dhjetori, 81 171 persona janë infektuar në të gjithë territorin e Kinës, nga të cilët 3 277 kanë humbur jetën dhe 73 159 janë shëruar.

Të ngjashme