Në lagjen Dardania fillon rrënimi i mureve pa leje në ndërtesat kolektive

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi ka njoftuar se ka filluar rrënimi i disa mureve ndarëse pa leje të ndërtesave kolektive në lagjen Dardania.

Gjitashtu ai ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe urdhëresat e inspektorëve.

Postimi i plotë:

Sot kemi filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania.

Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve.

Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rendin ligjor dhe urdhëresat e inspektorëve.
Në të kundërtën, për çdo zhvillim të punimeve pa leje, rrënimi është i pashmangshëm!

Të ngjashme