Në një rajon të Teksasit, pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19 do të “dërgohen në shtëpi për të vdekur”

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Pacientët me COVID-19 do të ‘dërgohen për të vdekur në shtëpi’ nëse vlerësohet se janë shumë të sëmurë. Situata nuk ishte gjithmonë aq e rëndë në këtë pjesë rurale të Teksasit Jugor.

Rajoni Starr kishte tre javë pa ndonjë rast me coronavirus në fillim të pandemisë. E gjithë kjo në saje të ndalimit të tubimeve të njerëzve, testimeve të qindra banorëve në ditë, lëshoi urdhra për qëndrim në shtëpi dhe u kërkonte njerëzve për vendosjen e maskave në fytyrë, shkruan star-telegram.

“Një model për vendin”, tha gjykatësi i qarkut të Starrit, Eloy Vera – ndërsa ai ndau një azhurnim që tani duket i zymtë.

Por pasi guvernatori i Teksasit, Greg Abbott lëshoi urdhër për rihapjen e shtetit, duke tejkaluar kontrollin dhe vendimmarrjen lokale, rastet e COVID-19 u rritën

Tani është raportuar një numër alarmues i rasteve të reja çdo ditë, tregojnë të dhënat. Spitali Memorial i rajonit të Starrit – spitali i vetëm – është i tejmbushur me pacientë COVID-19.

Rajoni është detyruar të formojë atë që po krahasohet me të ashtuquajturin “panel vdekjeje”. Një bord shëndetësor është krijuar të autorizojë udhëzimet e kujdesit kritik që do të ndihmojë punonjësit e mjekësisë të përcaktojnë mënyrat e shpërndarjes së burimeve të pakta mjekësore për pacientët me shansin më të mirë për të mbijetuar.

Një komitet do të vlerësojë se cilët pacientë me COVID-19 ka të ngjarë të vdesin dhe t’i dërgojnë ata në shtëpi me familjen, tha Jose Vasquez, drejtor i spitalit Memorial Starr.

“Situata është e dëshpëruar,” tha Vasquez. “Ne nuk mund të vazhdojmë të funksionojmë në këtë formë dhe numrat janë befasues. Tani duhet të vlerësojnë se cilat raste mund të mbijetojnë nga coronavirusi dhe ato që vlerësohen se nuk mund të shërrohen, do të lejohet të vdesin në shtëpi”, shtoi ai.

Rajoni Starr, me një popullsi prej rreth 61,000 banorëve, ndodhet rreth 230 milje në jug të San Antonios. Vendi ka 1,432 raste të konfirmuara të coronavirusit dhe 15 vdekje.

Spitali Memorial transferon pacientët me COVID-19 çdo ditë në qarqe të tjera, madje edhe jashtë shtetit, por ato shtretër spitalore janë duke u mbushur, tha Vasquez.

Të ngjashme