Në rajonin e Ferizajt u shqiptuan 103 gjoba për ata që s’i respektuan masat kundër Covid-19

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, njësitet policore në rajonin e Ferizajt kanë shqiptuar 103 tiketa ndaj personave që nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19.

Njësitet policore në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit kanë inspektuar nëpër qendrat tregtare dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët.

Policia e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre, derisa ka thënë se në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme