Ekonomia Online
FUNDIT

Nëna dhe vajza e çojnë në Polici kryefamiljarin e dehur, i quajti “ku**a”

Nëna dhe vajza e çojnë në Polici kryefamiljarin e dehur, i quajti “ku**a”

Mbrëmë në Fushë Kosovë, një person nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, shkruan Sinjali. Ai është lajmëruar në Policinë e Kosovës nga familjarët e tij, pasi që i njëjti kishte ofenduar verbalisht bashkëshorten dhe vajzën e mitur me fjalët “Kurvë”. Sipas burimeve të Sinjalit, të dy viktimat […]

Mbrëmë në Fushë Kosovë, një person nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, shkruan Sinjali.

Ai është lajmëruar në Policinë e Kosovës nga familjarët e tij, pasi që i njëjti kishte ofenduar verbalisht bashkëshorten dhe vajzën e mitur me fjalët “Kurvë”.

Sipas burimeve të Sinjalit, të dy viktimat janë intervistuar nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka qenë nën ndikimin e alkoolit, por atij i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar me 1.46 promil.

Siç mëson Sinjali, në lidhje me rastin është informuar prokurorja kujdestare, e cila ka udhëzuar që i dyshuari pas këndelljes të ndalohet për 48 orë.

Të ngjashme