Nëse refuzoni të mbani maskën në këtë vend, mund të dënoheni me dy vjet burg

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Etiopia mund t’i dënojë qytetarët deri në dy vite, nëse ata shkelin qëllimisht kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e Covid-19, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm, mes shqetësimit se qytetarët po bëhen neglizhentë pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme.

Kufizimet kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, dhe distancës sociale mes të rriturve. Po ashtu, ato ndalojnë shtrëngimin e duarve dhe uljen e më shumë se tre personave në një tavolinë.

Etiopia, kombi i dytë më i populluar i Afrikës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në prill për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Ministria e shëndetësisë ka regjistruar deri më tani 91,118 raste me Covid-19, dhe 1,384 vdekje.

Infeksionet arritën kulmin në fund të gushtit, por megjithatë mbetet e vështirë të identikohet bilanci i vërtëtë sepse testimi është zvogëluar për shkak të burimeve të kufizuara.

Afrika nuk ka parë valën e madhe të infeksioneve dhe vdekjeve që kanë përfshirë të gjithë Evropën dhe Amerikën. Ekspertët thonë se një popullatë shumë më e re, masat e menjëhershme për të mbyllur vendin dhe të pasurit e një popullsie më rurale, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së pandemisë.

Megjithatë shumë udhëheqës afrikanë po bëjnë thirrje për vigjilencë, të shqetësuar se çdo rritje e rasteve mund të mbingarkojë sistemet e dobëta të shëndetit publik.

Të ngjashme