Ekonomia Online
FUNDIT

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Pas një jave pushim, nesër do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet nga e hëna deri të ejten, me të gjitha seancat që fillojnë në ora 09:00. Ndërkaq, ditën e premte, është njoftuar të mbahet konferenca para Apelit në rastin e Pjetër […]

Pas një jave pushim, nesër do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet nga e hëna deri të ejten, me të gjitha seancat që fillojnë në ora 09:00.

Ndërkaq, ditën e premte, është njoftuar të mbahet konferenca para Apelit në rastin e Pjetër Shalës.

Gjykimi i javës së ardhshme vjen pas lajmit të mirë të javës që po lëmë pas, ku në një vendim të Gjykatës së Apelit, Salih Mustafës, i njohur si “Komandant Cali”, iu ul masa e dënimit në 15 vjet burg, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Kujtojmë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen për krime lufte.

Të ngjashme