Nga janari pika të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 11:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës se Shqipërisë për ngritjen e Pikëve të Përbashkëta të Kalimit Kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe Kryerjen e Veprimtarive të Përbashkëta të Kontrollit kufitar.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa tha se kjo pikë ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit, raporton Ekonomia Online.

“Projekt marrëveshja ka për qellim lehtësimin e qarkullimit kufitar mes dy vendeve. Palët kontraktuese do të vendosin pikat  tejkalimit. Kjo marrëveshje nuk bie në kundërshtim me legjislacionin e vendit”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se duhet të hiqen më shpejt kontrollet e tejzgjatura në kufi.

“Ne në Kosovë me 31 dhjetor do i heqim të gjitha ato barriera dhe me 1 janar nuk do të jenë. Përshpejtoni procedurat me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, nuk guxon me vazhduar më kjo praktike”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT– Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 28, 2018

Të ngjashme