Ngritet alarm, vdes një person nga virusi që shkakton gjakderdhje në sy

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë ka vrarë një person.

Ai vdiq pasi u infektua me ethet hemorragjike Krime-Kongo (CCHF), që mund të shkaktojë gjakderdhje nga sytë e pacientëve.

Sëmundja filloi në Namibi, ku zyrtarët po mundohen ta ndalojnë përhapjen.

Ajo vret deri në 40% të personave të infektuar, sipas OBSh-së.

Rreth 27 kontakte të personit që vdiq janë gjurmuar. Virusi kalon nga njeriu në njeri përmes kontaktit me gjak ose lëngje trupore, që te njerëzit kalon fillimisht përmes rriqrave që bartin virusin.

Të ngjashme