Nikolla Kabashiq zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 15:24 | Nga

Nikolla Kabashiq është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Ai në këtë pozitë është zgjedhur me shtatë vota për nga ana e Keshillit Gjyqësor të Kosovës, që ka zhvilluar votim në orët e pasdites.

Kundërkandidat i tij ishte Tomisllav Peteoviq, që në votim mori vetëm dy vota.

Ndërkohë një votim ishte i pavlefshëm, ndërsa në proces të votimit morën pjesë dhjetë anëtar të KGJK-së.

Paraprakisht Tomisllav Petroviq, ishte ankuar në KGJK, për shkak se ishte renditur i dyti nga komisioni per intervistim, mirëpo këshilli gjyqësor nuk ka aprovuar kerkesën e tij me arsyetimin se nuk ka paraqitur argumente bindëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme