Nis hetimi pas vdekjes së studentit që kishte marrë vaksinën e AstraZenecas në Francë

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Francës janë duke hetuar vdekjen e një 26-vjeçari, student i mjekësisë, disa ditë pasi kishte marrë vaksinën e AstraZenecas për COVID-19, ndërsa nuk kanë deklaruar se ka lidhje me vaksinimin e tij.

Studenti vdiq më 18 mars në qytetin Nantes, 10 ditë pasi mori dozën nga AstraZeneca. Prokurori i qytetit, Pierre Sennes, ka thënë se i është bërë autopsia një ditë pas vdekjes, porse “ishte e domosdoshme të bëheshin teste të mëtejme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij”.

Rregullatori për sigurinë e ilaçeve ANSM ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë lidhje të qartë të vdekjes së tij me vaksinën që ka marrë, raporton Guardian.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë pati deklaruar se shkalla e rasteve të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës anti-COVID ishin në përputhje me numrin e njerëzve që vuanin nga këto kushte.

Të ngjashme